Tërmeti që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit, ka lënë pasoja të rënda. Kjo ka bërë që shumë njerëz dhe vende të solidarizohen, duke dhënë kontributin e tyre sado të vogël për Shqipërinë.
Një ndër ta është dhe Gianni De Biasi, ish-trajneri i Kombëtares, që nuk e ka harruar ende vendin tonë.
Pas tërmetit ai dha një mesazh për popullin tonë, por duket se italiani nuk do të ndalet me kaq dhe do të bëjë një organizim në Itali, për mbledhje fondesh, të cilat do të nisen drejt Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.
Ishte vet trajneri, që përmes një postimi në rrjetet sociale, i bën thirrje njerëzve të ndihmojnë sipas mundësive.
Artikuj të ngjashëm
-
De Biasi shpreh dhimbjen për viktimat e tërmetit në Shqipëri
-
De Biasi: Shqipëria më e fortë se në të kaluarën, Italia e rrezikshme kur nuk vlerësohet
-
Italia thotë se po punohet për një konferencë donatorësh për Shqipërinë e goditur nga tërmeti
-
Në Prishtinë, qindra qytetarë grumbullojnë ndihma për Durrës e Thumanë
-
Pogba lutet për Shqipërinë pas tërmetit tragjik