Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA: Jemi të pikëlluar nga tërmeti në Shqipëri

Foto: UEFA

Për tërmetin në Shqipëri ka reaguar edhe shtëpia e futbollit evropian, UEFA.

Përmes një postimi në Twitter, UEFA ka shkruar se janë të trishtuar nga tërmeti i sotëm në Shqipëri, transmeton Koha.net.

“Të gjithë në familjen e futbollit evropian janë thellësisht të pikëlluar nga tërmeti i sotëm në Shqipëri. Mendimet tona janë me familjet dhe miqtë e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo”, thotë UEFA.