Presidenti francez, Emmanuel Macron përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Franca solidarizohet me Shqipërinë, derisa ka konfirmuar se tashmë janë nisur ekipet e sigurisë civile drejt Shqipërisë.
“Shpreh afërsinë me viktimat e tërmetit që goditi vendin tuaj, me familjet në zi si dhe me personat e dëmtuar. Franca është sot solidare me Shqipërinë. Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”, ka shkruar Macron në Facebook.
Tërmeti që ka goditur sot Shqipërinë ka shkaktuar 20 viktima, dhe mbi 600 të tjerë janë lënduar.

Artikuj të ngjashëm
-
Macroni i impresionuar me reformat e Shqipërisë
-
Rama: Vizita e Macronit ka për qëllim thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
-
Macroni kërkon solidaritet me Italinë, Greqinë dhe Spanjën për refugjatët
-
Franca premton 12 milionë euro ndihmë urgjente për sirianët e prekur nga tërmeti
-
Shtetet e ndryshme, përfshirë Kosovën, mobilizohen për ndihmë Turqisë e Sirisë