Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pochettino ngre në piedestal Tottenhamin, thotë se ka lënë prapa gjigantët anglezë

Tottenhami, që është ende në garë për titull, asnjëherë nuk e ka fituar Premier Ligën, që nga themelimi i saj më 1892.

Megjithatë trajneri i saj, Mauricio Pochettino thotë se klubi i tij ka histori të njëjtë si pesë herë kampioni i Evropës, Liverpooli dhe 13 herë fituesi i epokës së Premier Ligës, Manchester United, ndërsa thekson se Tottenhami është klubi më i popullarizuar në Londër, duke lënë në hije Arsenalin dhe Chelsean.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tottenhami është një klub historik në të njëjtin nivel me Mamnchester Unitedin dhe Liverpoolin. Tre vjet më parë kur e kam filluar këtë projekt, ideja kryesore ishte që të ngushtonim diferencën me ekipet e top katërshes, por tani kemi tejkaluar projektin. Kur analizoni dy sezonet e fundit, Tottenhami është klubi me vazhdueshmërinë më të lartë në Premier Ligë. Kemi marrë më shumë se çdo ekip tjetër në dy sezonet e fundit”, ka thënë Pochettino për Cadena Ser.

Kurse thotë se është i lumtur që Tottenhami ka marrë dominimin edhe në Londër, duke lënë prapa Arsenalin dhe Chelsean.

“Do të doja të jem këtu aq gjatë sa është e mundur, sepse është një klub me histori, klubi më i popullarizuar në Londër, më shumë se Arsenali dhe Chelsea. Jam shumë i kënaqur këtu”, është shprehur Pochettino.

“Spurs” janë në kërkim të trofeut të parë, që nga viti 2008, kur kishin fituar League Cup.