Mauricio Pochettino ka konfirmuar se sulmuesi Christopher Nkunku ka pësuar lëndim në gju në barazimin 1:1 kundër Dortmundit.
Ishte miqësorja e fundit për “blutë e Londrës” para nisjes së sezonit të ri.
25-vjeçari u transferua në këtë afat kalimtar veror nga Leipzigu për 60 milionë euro.
Ai ka impresionuar drejtuesit e klubit londinez duke realizuar tre gola në parapërgatitje në SHBA.
Por, në duelin e fundit që u mbyll baras, luajti vetëm 20 minuta në “Soldier Field”.
Marius Wolf shënoi për Dortmundin në minutën e 80-të, ndërsa nëntë minuta më vonë, për golin e barazimit shënoi Mason Burstow.