Mauricio Pochettino ka insistuar se Harry Kane mund të arrijë gjithçka në karrierën e tij si lojtar i Tottenham Hotspurit, në kohën kur po raportohet se sulmuesi mund të kërkojë largimin.
Ish-menaxheri i Spurs, Andre-Villas Boas, këtë javë ka pohuar se anglezi do të dështojë të fitojë trofe nëse mbetet në Londër për krejt karrierën e tij.
“I respektoj të gjitha mendimet. Ne jemi këtu për ta ndihmuar klubin dhe të fitojë titujt. Harry është i lumtur këtu. Natyrisht se dëshiron të fitojë tituj me ne, ashtu siç dëshirojmë ne”, ka thënë Pochettino.