Harry Kane dëshiron të mbetet te Tottenhami. Sulmuesi anglez është shprehur i lumtur te klubi londinez, duke treguar edhe raportet me trajnerin Antonio Conte.
“Conte është trajner fantastik. Ndihem sikur jam në një vend të mrekullueshëm. Ai më ka dhënë shumë përkrahje. Unë gjithmonë synoj të përmirësohem edhe më shumë. Sigurisht, jam në një vend të mirë dhe ne duam të luajmë Champions League”, deklaroi Kane.
Sulmuesi 28-vjeçar ka kontratë me Spurs deri në vitin 2024.
Këtë edicion ka shënuar 20 gola në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm