Harry Kane ka kërkuar të mbetet edhe më gjatë pjesë e Tottenhamit, shkruan “Daily Mail” të enjten. Kapiteni i Anglisë është ndarë i kënaqur me punën e trajnerit Antonio Conte dhe dëshiron që pjesën e mbetur të karrierës ta vazhdojë te skuadra nga Londra.
Sulmuesi 28-vjeçar me Tottenhamin ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.
Interesim më të madh për sulmuesin anglez ka shprehur Manchester United. Pjesë e Tottenhamit, Kane është që prej vitit 2013.