Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane është i hapur për një ribashkim me Mauricio Pochettinon, shkruan “The Telegraph”. Trajneri argjentinas dhe sulmuesi anglez kanë punuar së bashku te Tottenhami.
Kane është duke u kërkuar nga disa skuadra angleze dhe ndër to është edhe Unitedi.
Gjasat do të ishin edhe më të mëdha që Kane të kalonte në United, nëse Pochettino emërohet si shef i shtabit teknik.
Sulmuesi 28-vjeçar i Anglisë pjesë e Tottenhamit është prej vitit 2013, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2024. Këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 15 gola dhe ka asistuar tri herë.