Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane po e mendon refuzimin e kontratës

Harry Kane po e konsideron refuzimin e kontratës së re të ofruar nga Tottenhami.

Ai po synon të largohet nga skuadra si futbollist i lirë në vitin e ardhshëm, ka shkruar të premten “Daily Telegraph”.

Për sulmuesin anglez është raportuar shumë se mund t’i bashkohet Manchester Unitedit këtë verë, pasi Tottenhami e ka të vështirë ta zë një pozitë që dërgon në “Champions”.

“Kane besohet se po i shqyrton të gjitha mundësitë kur i kanë mbetur edhe 12 muaj në kontratë me skuadrën për të cilën ka luajtur tash e dhjetë vjet dhe ka shënuar 274 gola”, ka shkruar Telegraph.