Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kane nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Spursin

Harry Kane nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Tottenhamin në këtë verë.

Kështu ka shkruar mediumi “Sky Sports” të premten.

Sulmuesi i Tottenhamit me këtë vendim jep sinjale se është i hapur që të flas zyrtarisht me skuadrën e Bayern Munichut.

Bavarezët janë të bindur se do t’i japin çdo gjë që Kane kërkon, vetëm që t’i bashkohet skuadrës.

Megjithatë, Bayerni duhet të pajtohet me kushtet e transferimit me skuadrën e Tottenhamit, që e ka kartonin e kapitenit të Anglisë.

Edhe Kane zgjedh Bayernin para Manchesterit Sport Kane zgjedh Bayernin para Manchesterit

Spursi në rast se nuk e shet sulmuesin anglez, rrezikon që në verën e ardhshme ta humb si lojtar të lirë.

Në edicionin e kaluar, Kane realizoi 32 gola dhe dhuroi pesë asistime në 49 paraqitje në të gjitha garat.