Mauricio Pochettino është i interesuar ta zëvendësojë Ole Gunnar Solskjaerin në krye të Manchester Unitedit.
“Sky Sports” ka raportuar të hënën se Pochettino, tashmë ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë trajner i ekipit anglez. Madje, thuhet se Pochettino do ta shkëpusë kontratën me Paris Saint-Germainin për t’u kthyer në Angli.
Trajneri argjentinas ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023 por nuk është i kënaqur në Francë.
Ai më herët ka qenë në krye të Tottenhamit dhe e njeh futbollin anglez. Unitedi, të dielën e shkarkoi norvegjezin Solskjaer për shkak të rezultateve të dobëta dhe është në kërkim të një trajner të ri. Ekipin përkohësisht do ta udhëheq ndihmësi Michael Carrick.
Artikuj të ngjashëm