Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi kontakton Pochettinon

Manchester Unitedi është në kërkim të një trajneri për sezonin tjetër.

“Le Parisien” shkruan se klubi anglez është në kontakt me Mauricio Pochettinon, i cili aktualisht drejton PSG-në dhe ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2023.

Por, argjentinasi nuk e ka të sigurt nëse do të jetë në krye të Parisit edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Unitedin po e drejton gjermani Ralf Rangnick, i cili do të jetë në krye të ekipit deri në fund të sezonit.

Ndërkaq në verë klubi anglez pritet të emëroi trajnerin e ri.

Rangnicku e zëvendësoi të shkarkuarin Ole-Gunnar Solskjaer.

Artikuj të ngjashëm