Te Paris Saint-Germaini po ëndërrojnë ta angazhojnë Pep Guardiolan në krye të ekipit. Megjithatë, këtë lëvizje tek ekipi francez nuk e kanë ndërmend ta bëjnë deri në verën e vitit të ardhshëm.
“L’Equipe” ka shkruar të martën se krerët e Parisit po planifikojnë ta bindin trajnerin spanjoll për ta udhëhequr ekipin prej sezonit 2023/24. Në fakt, Guardiolas i skadon kontrata me Manchester Cityn në vitin e ardhshëm dhe te Parisi po shpresojnë të sigurojnë shërbimet e tij.
Kështu që, trajner i Parisit pritet të jetë Mauricio Pochettino, i cili ka kontratë edhe për sezonin e ri.
Artikuj të ngjashëm