Mauricio Pochettino po shihet si pasardhës i Graham Potterit në postin e trajnerit të Chelseat. “Daily Mail” ka njoftuar të mërkurën se drejtuesit e Chelseat tashmë kanë kontaktuar Pochettinon, pasi nuk janë aspak të kënaqur me rezultatet e ekipit nën drejtimin e Potterit.
Pochettino po shihet si trajneri i duhur për ta udhëhequr Chelsean dhe mund të emërohet në krye të ekipit nga Londra gjatë këtij muaji.
Pochettino është i gatshëm të kthehet për të punuar në Angli, pasi më herët ka qenë trajner i Tottenhamit dhe Southamptonit.
Ai ishte në krye të Paris Saint-Germainit deri në fund të sezonit të shkuar dhe tani është në kërkim të një skuadre të re. Ndërkohë, Potter mori drejtimin e Chelseat muaj më parë dhe ka kontratë deri në vitin 2027.