Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, ka folur për të ardhmen e sulmuesit Kylian Mbappe.
Pochettino nuk zbuloi shumë detaje, përveçse tha se Mbappe nuk i ka thënë atij personalisht se dëshiron të largohet.
“Jo, ai nuk më ka thënë asgjë. Mbappe nuk më ka thënë se dëshiron të largohet. Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës”, deklaroi Pochettino.
Mbappe është në vitin e fundit të kontratës me parisienët dhe nuk ka pranuar të vazhdojë atë.
Për sulmuesin francez interesim të vazhdueshëm ka shprehur Real Madridi. Klubi spanjoll ka dërguar edhe ofertë zyrtare për sulmuesin e Paris Saint-Germain.
Artikuj të ngjashëm