Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pllana shënon në barazimin e Jeonnamit në Korenë e Jugut

Leonard Pllana ka shënuar gol në rangun e dytë të futbollit të Koresë së Jugut.

Pllana 26-vjeçar që bën karrierë te skuadra e Jeonnamit, realizoi gol në barazimin ndaj Bucheonit në udhëtim, 2:2.

Sulmuesi Pllana realizoi për 1:1 në minutën e 71-të.

Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 40-të të K-League 2.

Për Pllanën ishte goli i gjashtë i sezonit, ndërsa e ka edhe një asistim.

Edhe Tjetër gol i Pllanës në Kore të Jugut Futboll Tjetër gol i Pllanës në Kore të Jugut

Ai luajti deri në minutën e 84-t.

Jeonnami është i fundit në tabelë me 35 pikë.