Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Plisat distancohen nga ish-udhëheqësi Albert Kastrati, thonë se i vodhi mbi 12 mijë euro

Grupi i tifozëve të Prishtinës, Plisat, janë distancuar nga ish-udhëheqësi Albert Kastrati.

Nga ky grup është thënë se Kastrati ka tjetërsuar 12.365 euro nga llogaria, mjete të cilat ishin mbledhur për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Siç jeni informuar, ish-kryetari ynë, Albert Kastrati – Tigri, përmes Facebookut ka konfirmuar dorëheqjen nga posti i kryetarit të grupit Plisat, më datën 13.10.2019. Po të njëjtën ditë ishte zgjedhur kryesia e re. Procesi i kalimit të përgjegjësive, të drejtave dhe autorizimeve nga Albert Kastrati te kryesia e re, është̈ zhagitur përgjatë̈ tërë̈ vitit që e lamë pas, pa ndonjë̈ arsye të qëndrueshme. Ndërkohë̈ ndodhi tragjedia e shkaktuar nga tërmeti në Shqipëri, pastaj organizimet e Plisave për ndihmat e fundvitit dhe në fund pandemia, veçse përdoreshin si arsye nga personi në fjalë. Kështu ai refuzonte që të kryheshin procedurat e parapara ligjore për dorëheqjen e tij, duke shfrytëzuar si pretekst këto “gërshetime ngjarjesh”. Duke pasur parasysh gjithë̈ këto, brenda kryesisë̈ së re lindën dyshimet për keqpërdorimin e këtyre mjeteve. Kështu, me datë: 17.09.2020 pas shumë përpjekjeve, kryesia e grupit arriti ta nxjerrë një̈ raport dyvjetor të llogarisë̈ bankare të tifogrupit tonë. Çka lexuan sytë̈ tonë ishin shokuese për të gjithë̈ ne. Albert Kastrati-Tigri më datën: 06.12.2019 kishte filluar keqpërdorimin e xhirollogarisë̈ së Plisave duke tjetërsuar (vjedhur) gjithsej 12,365.00 euro. Të holla këto të cilat kanë qenë për qëllim të destinoheshin për nevojtarët e tragjedisë̈. Edhe pse Albert Kastrati – Tigri ka përshkruar transaksionet si “Ndihmë Për Familjet e Shqipërisë̈”, “Transporti në Shqipëri”, “Ndihmo edhe Ti”, këto asnjëra nuk qëndrojnë̈. Sepse, familjet e strehuara të Shqipërisë̈ në Prishtinë kanë qenë të siguruara nga familjet prishtinase si me strehim ashtu edhe me ushqime, dhe asnjë̈ cent nuk u janë̈ dërguar atyre. Po ashtu edhe “Transporti në Shqipëri” kanë qenë të gjitha GRATIS, të ofruara në mënyrë̈ vullnetare nga kompanitë̈ e ndryshme turistike. Sa i përket aksionit tonë të fundvitit “Ndihmo edhe Ti” edhe aty janë̈ vjedhur një̈ shumë e parave”, thuhet në reagimin e Plisave në Facebook.

Plisat kanë thënë se janë vjedhur mjetet nga Albert Kastrati, që ishte i vetmi person i autorizuar në llogarinë bankare.

“Plisat ju zotohen që do t’i rikthejnë̈ të hollat deri në centin e fundit nga Albert Kastrati dhe do të shkojnë̈ atje për ku janë̈ destinuar nga vullneti juaj dhe i yni. Nuk do të lejojmë̈ që emri Plisat, vullneti kombëtar e social i popullit tonë të tjetërsohet nga asnjë̈ individ. Kështu duke shpallur Albert Kastratin-Tigrin person të padëshiruar tash e tutje në të gjitha ambientet/organizimet ku marrin pjesë PLISAT”, thuhet nga Plisat.

E ndaj këtyre akuzave ka reaguar Albert Kastrati – Tigri. Ai në një postim në Facebook ka thënë se vërtetimi i treguar nga Plisat është i vitit 2007. Ai ka treguar se në atë kohë kishte marrë kredi për FanClub Plisat.

“Ky vërtetim është që në vitin 2007 para marrë kredi për FanClub Plisat, ku kemi bo duksa e maica, e shumë sene tjera, për me i shit, në vlerë 8000 euro. Në atë kohë pata ra në burg për një vit e gjysmë, kur kam dal nuk kam gjetur asgjë, as karriget e lëre më tepër. Paret unë nuk i kam vjedhë, pasi nuk mundesh t’i vjedhësh nga banka paret, veç i kam tërhequr për shumë arsye. Kushtrim Ramadani dihet se në ditën kur janë grumbulluar është zënë duke i vjedhë, nuk e zgjati më shumë, e din shumica për këtë gjë. Masi u qetësu gjendja, ai çdo ditë ka lyp për me ja qit konton në emër të tij dhe të tjerëve. Fundi ka ardh kur ai me gru të vet më kanë thënë me qel një shitore dhe me punu gruja e tij, e për këtë kam dëshmitar e din edhe ai. Unë paret ja kom dhënë 5000 euro, kurse tjerat kam thënë mas vitit të ri, se kam probleme me bankë. Kështu që askush nuk mund të na humb mundin tim që për 20 vjet kam dhënë te Plisat. Unë vetëm qira kam paguar vetëm për Fanclubin pa më ndihmuar askush për 5 vjet, ka 300 euro. Në shumë raste autobusat që janë thy i kam paguar vet me pare të babës tem, sa që e kam qit në dy gjunjtë për Plisat. Kështu që spo e zgjati shumë me kallëzu çka kom bo që e dini krejt. Kështu që 5000 euro i kanë marrë para dy muajve, që nuk kanë kallëzuar këtu edhe tjerat i marrin derisa t’i rregulloj punët me bankë. Veç një gjë edi me thënë, se shumë i kam dhënë Prishtinës e Plisave e kurgjo si kam marrë. Dikush mundët me thanë që letra koka në vitin 2020, unë për këtë gjë kam probleme me gjyqe nga viti 2010 dhe kurrë se kam përmend”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

{gallery}