Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pique pranon ulje të pagës

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është i hapur që të nisë bisedimet për uljen e pagës për vitin 2021, si pjesë e ristrukturimit financiar brenda ekipit të parë.

Bordi i klubit dëshiron t’i ulë pagat e futbollistëve për 30 për qind, si pasojë e krizës financiare që ka shkaktuar koronarivirusi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesa më e madhe e skuadrës është shprehur kundër kësaj ideje, duke informuar edhe drejtuesit e klubit që nuk do të pranojnë uljen e pagave.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, mbrojtësi Pique do të heqë dorë nga një pjesë e rrogës së tij.

Spanjolli ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2022, ndërsa akoma nuk i ka nisur bisedimet për vazhdimin e saj.