Pas shtatë huazimesh dhe vetëm tri paraqitjeve në nëntë vjet për Chelsean, Lucas Piazoni pritet që të largohet përfundimisht nga “Stamford Bridge”.
Klubi portugez Rio Ave së fundmi e ka ndërprerë kontratën ku ai ishte i huazuar.
Braziliani u vlerësua si njëri prej talenteve më të mëdha, ndërsa u transferua nga Sao Paolo për 6.75 milionë funte në vitin 2012.
Chelsea tani synon që ta largojë përfundimisht 26-vjeçarin, i cili ishte cilësuar edhe si “Kaka i ri”.
Mediat angleze raportojnë se janë tri skuadra që po interesohen për shërbimet e tij.
Piazoni i ka edhe gjashtë muaj në kontratën momentale me “blutë e Londrës”, ndërsa e ka edhe opsionin për të vazhduar edhe një vit tjetër.
Edhe
Portieri më i shtrenjtë në botë huazohet sërish
Mesfushori për herën e fundit ka luajtur me Chelsean para tetë vjetësh. Në dhjetorin e vitit 2012, ai luajti 16 minuta në fitoren 8:0 të Chelseat kundër Aston Villas.
Që nga ajo kohë, ai luajti si i huazuar te Malaga, Vitesse, Frankfurti, Readingu, Fulhami, Chievo dhe te Rio Ave. Me ekipin e fundit pati 36 paraqitje.