Pjesa e dytë e ndeshjes në mes të futbollisteve të Shqipërisë dhe atyre të Irlandës nuk ka nisur. Mediumet në Shqipëri kanë raportuar se delegatët e ndeshjes e kanë pezulluar ndeshjen për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.
“Reshjet e dendura të shiut, detyrojnë drejtuesit e UEFA-s që të pezullojnë përkohësisht ndeshjen e Ligës së Kampionëve në futbollin e femrave, mes Shqipërisë dhe Irlandës. Me përfundimin e pjesës së parë, për delegatët e UEFA ka qenë e pamundur të luhet futboll në stuhinë e shiut që ka përfshirë Shkodrën. Ata kanë vendosur shtyrjen e pjesës së dytë me rreth 1 orë. Kombëtarja e Shqipërisë në futboll femrave, luan sot ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, grupi B1 duke pritur kombëtaren e Irlandës”, shkruan “Top-channel”.
Rezultati i pjesës së parë ishte 0:0, ndërsa i takon Grupi 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve.
-
Çka kanë bërë Franca dhe Iraku gjatë ndërprerjes dyorëshe të ndeshjes
-
Më në fund vazhdon ndeshja mes Francës e Irakut
-
Cila është arsyeja e vendimit për ndërprerje të ndeshjeve të Botërorit?
-
Shtyhet fillimi i pjesës së dytë në ndeshjen Franca – Iraku
-
Ashtu sic u raportua, pezullohet ndeshja Gjermania - Danimarka