Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Pesë futbollistë mund të largohen nga Juventusi

Pesë futbollistë të Juventusit janë në pritje për të kuptuar të ardhmen e tyre.

Sipas “Tuttosport”, drejtuesit e klubit italian do të rifillojnë bisedimet fillimisht me Paulo Dybalan për ta bindur të mbetet në Torino.

Kontrata e argjentinasit skadon verën e këtij viti.

Përveç Dybalas, kontrata në verë u skadon edhe Juan Cuadrados, Mattia De Sciglios, Mattia Perinit dhe Federico Bernardeschit.

E ardhmja e futbollistëve mbetet ende e paqartë me drejtuesit e klubit që nuk kanë nisur ende kontaktet për t’i vazhduar kontratat.