Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përzgjedhësi i Greqisë pranon se do të jetë vështirë ndaj Kosovës

Përzgjedhësi i Greqisë në futboll, holandezi John van 't Schip, ka vlerësuar lartë Kosovën dhe zhvillimin e saj.

Ai ka theksuar se Greqia nuk do ta ketë të lehtë përballjen ndaj Kosovës dhe ekipeve tjera të Grupit 3 të Ligës C, pjesë e të cilit janë edhe Sllovenia dhe Moldavia.

“Do të jenë ndeshje ndryshe. Nuk ka ndeshje të lehta në këtë fazë. Kosova është shumë e mirë dhe është zhvilluar. Por edhe ne jemi në një fazë të rindërtimit. Do të mundohemi ta bëjmë më të mirën tonë. Megjithatë ne shpresojmë të dalim fitues. Rivaliteti është i mirë në fushë. Besoj se do të jetë ndeshje e bukur dhe ky rivalitet do ta bënte edhe më të mirë ndeshjen”, ka thënë John van 't Schip, pas shortit të tërhequr në Amsterdam.