Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, thotë se ndeshja ndaj Greqisë nuk është përcaktuese për fituesin e grupit, edhe pse një fitore eventuale e grekëve do ta rriste diferencën në +6 dhe shpresat do të zbeheshin dukshëm për ta fituar grupin.
Giresse shpreson “Dardanët” do të arrijnë të marrinë pikët e plota në këtë sfidë.
“Është një ndeshje e vështirë dhe Greqia është një kundërshtar i fortë. Nuk mund të them se kjo ndeshje është një finale, por patjetër që është një ndeshje e madhe. Dhe një fitore eventuale në këtë takim sigurisht që do të rriste ambiciet tona ta fitojmë grupin”, deklaroi Giresse.
Kosova përballet me Greqinë në Volos të dielën nga ora 20:45.