Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Giresse: E rëndësishme është fitorja

Përzgjedhësi i Kosovës, Alain Giresse, ka vlerësuar fitoren e arritur ndaj Irlandës së Veriut. Ai ka pranuar se Kosova u gjend në situata të vështira.

Kosovës i është dashur që në fund ta mbrojë fitoren 3:2 ndaj Irlandës.

“E rëndësishme është fitorja. Gjatë lojës ka situata të tilla kur gjendemi në momente të vështira, apo situata të paparashikuara. Por e rëndësishme është fitorja”, ka theksuar Giresse.

Ai ka folur për ndeshjen me Greqinë që pritet të vendos për vendin e parë në grup. Ka thënë se nuk bëhet fjalë për finale.

“E sigurt është që gjendemi në situatë të vështirë. Përballemi me mungesa, sidomos me këta kartonë që i morëm sonte dhe nuk do të jetë lehtë. Kemi probleme të reja me të cilat duhet të ballafaqohemi, duke pasur parasysh edhe lëndimet. Do të jenë probleme shtesë”, ka shtuar tekniku francez.

Ai ka veçuar Donat Rrudhanin, që ka debutuar për Kosovën. Ndërkohë ka refuzuar të flas për mundësinë që të ftohet Leart Paqarada.

Edhe Kush e fiton Botërorin sipas ish-përzgjedhësit të Kosovës? Botërori 2026 2 muaj më parë Kush e fiton Botërorin sipas ish-përzgjedhësit të Kosovës?

“Do të veçoja Rudhanin që ka luajtur lojën e parë për Kosovën. Për më tepër nuk ka luajtur në pozitën e tij dhe është paraqitur shumë mirë”, ka theksuar Giresse.