Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i Greqisë pret rezultat pozitiv ndaj Kosovës

Trajneri i Greqisë, Gustavo Poyet, ka thënë se pret rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Kosovës, por është i vetëdijshëm që përballë do ta ketë një skuadër me lojtarë shumë cilësor.

“Kam analizuar Kosovën dhe kam parë ndeshjet e tyre. E kemi shikuar edhe ndaj Qipros. Kosova ka ndërruar trajnerin, por me lojën që shfaqi ndaj Qipros u pa që ka potencial të madh dhe lojtar jashtëzakonisht të mirë individual. Unë pres rezultat pozitiv në këtë takim. Kam ardhur për tri pikë në këtë takim, por pas ndeshjes do ta kuptojmë a jam i kënaqur me rezultatin. Synimi është t’i marrim pikët e plota”, ka thënë Poyet në konferencë për shtyp.

E mbrojtësi grek Konstantinos Mavropanos është shprehur optimist se do t’i marrin tri pikë nga kjo ndeshje.

“E njohim ekipin e Kosovës pasi jemi përballur më herët. Kosova ka trajner të ri, ndërsa ne patëm një fillim të mirë dhe synojmë të marrim edhe tri pikë të tjera këtu ndaj Kosovës”, u shpreh ai.

Kosova dhe Greqia luajnë të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45. Të dyja ekipet kanë fituar ndeshjet e para të grupit në Ligën C të Ligës së Kombeve.