Seleksionuesi i i Greqisë, John van't Schip, ka vlerësuar Kosovën pas barazimit 1:1 në “Fadil Vokrri”.
Trajneri holandez ka thënë se Kosova ka ekip të mirë dhe të fortë.
“Të jemi realist. Nuk kemi arritur rezultatin që kemi kërkuar. Kemi luajtur me kundërshtar të vështirë. Të gjithë lojtarët kanë bërë atë që është dashur të bëjnë. Për fat të keq nuk kemi arritur nivelin më të mirë. Nuk arritëm nivelin e kërkuar për të shënuar fitore”, ka thënë Schip, ndër të tjera.
Artikuj të ngjashëm