Seleksionuesi i Greqisë, John van’t Schip, ka vlerësuar se Greqia ka fituar me meritë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Kosovës. Greqia triumfoi 2:1 në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Nuk ishte ndeshje e lehtë. Goli i parë na ndihmoi dhe menduam se do të kemi më shumë hapësirë, por nuk na lejuan sepse patëm presion nga lojtarët e Kosovës. Patëm lojë të mirë në pjesën e dytë. Kishim mundësi ta shënonim edhe golin e tretë, por gjërat na u vështirësuan. Megjithatë ne fituam dhe mendoj se e merituam këtë fitore të vështirë”, ka thënë van’t Schip në konferencë për media. "Nuk e njoh shumë mirë Kosovën dhe nuk e di se çka ndodhë brenda tyre. Kam parë lojtar të mirë dhe në të ardhmen mund të bëhen lojtar të mirë, por për ne e rëndësishme ishte ta fitojmë ndeshjen”.