Të dielën në Mitrovicë është përuruar shtatorja e futbollistit të ndjerë, Erion Kajtazi.
Shtatorja e Kajtazit është vendosur në afërsi të fushës me bari sintetik, buzë lumit Ibër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFusha e mban emrin “Erion Kajtazi”.
Një vit më parë Kajtazi vdiq në fushën e lojës në Prizren, derisa ishte duke luajtur për juniorët e Trepçën ’89. Vdiq në moshën 17-vjeçare.
Ai ishte prej futbollistëve të rinj më të talentuar në Kosovë, ndërsa ishte në pritje të transferimit tek Anderlechti belg. Ka luajtur me sukses për grupmoshat e reja të Kosovës.
Në ceremoninë e zbulimit të shtatores ishte ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, udhëheqës komunalë dhe punëtorë të shumtë sportivë e sportistë.