Trepça ’89 ka bërë të ditur se të mërkurën do ta mbajë një ceremoni, në të cilën do ta emërojë fushën sintetike të futbollit në emrin e lojtarit të ndjerë, Erion Kajtazi.
Me këtë veprim, klubi mitrovicas po e nderon futbollistin, i cili ndërroi jetë në fushën e futbollit. Në njoftimin e klubit të mërkurën, thuhet se në këtë ceremoni, do të jetë të pranishëm krerët e Komunës së Mitrovicës dhe ata të Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se nesër ditë e Enjte me fillim nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e Emërimit të Fushës Sintetike të Futbollit afër Liqenit në nder të ish futbollistit të KF Trepçës’89, Diamantit tonë - Erion Kajtazi. Në ceremoninë e Emërimit do të jenë të pranishëm krerët e Komunës së Mitrovicës dhe Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës. Ju ftojmë të gjithëve që të jeni të pranishëm në emërimin e Fushës Sintetike në nder të Djaloshit të Mitrovicës, Diamantit tonë - Erion Kajtazi”, ka shkruar Trepça ’89 në Facebook.
