Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Personalitetet e vitit 2022: Agim Ademi – Agimi i FFK-së

Agim Ademi vazhdon të ketë opozitë të fuqishme në futbollin kosovar. Por, ai e kompletoi edhe një vit në krye të Federatës dukshëm më të madhe sportive në vend. Dukej që ka krijuar një stabilitet deri në fund të vitit, kur procesi i licencimit të FFK-së në MKRS nuk i shkoi sipas planit. FFK-ja hyn në vitin 2023 pa licencë nga Ministria dhe kjo mund të sjellë telashe për Ademin dhe drejtuesit e tjerë të Federatës.

Ademi megjithatë mbetet figurë e fuqishme në sportin kosovar. Ai është parë shpesh në fotografi me presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s. Duket që e ka përkrahjen e madhe të tyre. Është parë edhe në shoqëri me ambasadorë në Kosovë, me ministra dhe kryetarë komunash. E, aleat e ka edhe Armando Dukën e FSHF-së.

Mënyra se si Ademi e udhëheq Federatën vlerësohet nga disa si shumë e centralizuar dhe jo shumë popullore. Por, me gjithë shpresat e grupit opozitar për largimin e tij gjatë këtij viti, ai nuk është dukur për asnjë moment i rrezikuar seriozisht. Një rigjykim ndaj tij nuk po fillon dot, ndonëse opozita pret shumë nga ai proces.

Artikuj të ngjashëm