Federata e Futbollit e Kosovës është njëra prej shumë Federatave që ende nuk është pajisur me licencë nga MKRS-ja.
Në fakt, FFK-ja ka aplikuar, por ende nuk e ka marrë atë, pasi është në proces të licencimit.
Çështjen e licencimit të mërkurën në mbrëmje e ka përmendur vetë Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Kryetari Ademi vetë e ka pranuar se FFK-ja ende nuk është licencuar, por ka thënë se është në proces të licencimit.
“Ne nuk kemi marrë asnjë vendim nga MKRS. Jemi në procedurë të licencimit. I kemi përmbushur të gjitha kërkesat e ministrisë. Janë disa çështje krejtësisht teknike për të cilat kanë kërkuar dokumente shtesë dhe ne do t’i plotësojmë edhe ato. Sot nga këtu u them të gjitha klubeve, të cilat kanë mundur të shqetësohen se nuk mundet askush në botë ta ndalë licencimin e FFK-së, për faktin se i kemi të gjitha kapacitetet për licencim. Ju garantoj se FFK-ja do të licencohet në ditët në vazhdim, por ne gjithsesi i respektojmë të gjitha procedurat e shtetit dhe besoj shumë në ministrin Çeku dhe në MKRS-në, se do ta trajtojnë drejtë këtë çështje përkundër faktit se ka njerëz që kanë tendenca për të penguar këtë proces, sepse futbolli është sporti numër 1 dhe krenaria e vendit tonë”, ka thënë Ademi ndër të tjera, në darkën e organizuar për gazetarët sportivë.
Ai ka theksuar se futbolli i Kosovës ka bërë progres dhe se është në rrugën e duhur për arritjen e objektivave të mëdha.
-
Ademi në 10-vjetorin e pranimit në UEFA: Kualifikimi në Euro 2028, objektiv i arritshëm
-
FFK-ja kërkon të mos neglizhohen punët në “Adem Jashari”
-
Kreu i FFK-së takohet me ministrin Gashani, merr premtim për stadiumet
-
Pa asnjë votë kundër, Agim Ademi rizgjidhet kryetar i FFK-së
-
Më 5 shkurt Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, Agim Ademi kërkon edhe një mandat