Përfaqësuesja e Kosovës për grupmoshat U21 përkundër kushteve të vështira në fushë, do të luajë ndeshjen kundër Azerbajxhanit në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Artan Govori, drejtor për marrëdhënie me jashtë dhe ekipet kombëtare, ka thënë për Kohën Ditore se vendimi është marrë që ndeshja të luhet sonte në orarin e paraparë (19:00).