Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fillon takimi Kosovë – Azerbajxhan

Ka filluar takimi i përfaqësueses së Kosovës U21 dhe asaj të Azerbajxhanit U21.

Takimi po zhvillohet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë dhe është i vlefshëm për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Ndeshja zhvillohet në kushte të pafavorshme atmosferike, pasi përveç se terreni ishte i mbuluar me borë, temperaturat tani janë në -2 gradë celsiusë, transmeton KP.

Kosova është në Grupin e pesë dhe është në pozitën e pestë me 7 pikë. Lideri grupit është Gjermania me 12 pikë, e pasuar nga Irlanda me 10 pikë, Norvegjia është e treta me 8 pikë, Izraeli i katërti me 7 pikë, i fundit është Azerbajxhani me vetëm 1 pikë.

Bazuar në paraqitjet e dobëta të Azerbajxhanit, Kosova ka gjasa të fitojë.

Edhe Kosova U21 synon fitoren pas humbjes nga Turqia Futboll 1 muaj më parë Kosova U21 synon fitoren pas humbjes nga Turqia

Në të njëjtën kohë ka filluar takimi mes Gjermanisë dhe Izraelit.

{gallery}