Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova mposht Azerbajxhanin, rrit gjasat për kualifikim

Kosova U21 ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Azerbajxhanit në Mitrovicë, e vlefshme për kualifikim në Evropian.

Në një terren të vështirë në “Adem Jashari” për shkak të reshurave të borës, djelmoshat e Rafet Prekazit shënuan fitore prej 2 me 0, raporton Koha.net.

Golin e parë e shënoi mesfushori Florent Hasani pas një aksioni fantastik në minutën e 54. Për të asistoi Mirlind Daku.

Kurse pas shtatë minutave Kosova shënoi edhe golin e dytë përmes Besfort Kolgecit, i cili dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit me një goditje me kokë pas krosimit të bukur nga këndi nga Dren Feka.

Kosova dominoi këtë takim duke krijuar 14 raste shënimi.

Edhe Kosova shënon dy gola të shpejtë ndaj Azerbajxhanit Sport Kosova shënon dy gola të shpejtë ndaj Azerbajxhanit

Kosova pas kësaj fitore merr vendin e tretë me 10 pikë, po aq sa ka edhe Irlanda e cila ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Kurse Azerbajxhani në vendin e fundit ka vetëm 1 pikë në Grupin 5.

Në ndeshjen e radhës Kosova e pret liderin e grupit, Gjermaninë, që e mposhti sot Izraelin me rezultat prej 3 me 0.