Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bora vështirëson ndeshjen e shpresave të Kosovës me Azerbajxhanin

Stërvitjet e përfaqësueses së Kosovës për grupmoshat U21 janë mbajtur në fushën me bari sintetik në Mazgit në dalje të Prishtinës, me qëllim që të mos dëmtohej fusha e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë, para ndeshjes me Azerbajxhanin.

Bora që ka rënë të mërkurën dhe sot ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen e fushës së stadiumit në Mitrovicë, transmeton Koha.net.

Në fotografitë e realizuara nga gazetari i Kohës Ditore shihen disa përgjegjës të stadiumit derisa po largojnë borën nga fusha në të cilën sot pritet të luajë Kosova me Azerbajxhanin.

Pritjet e Kosovës për fitore të enjten janë të mëdha. Nëse e arrin këtë, atëherë ka mundësi të kthehet në garë për kualifikim në Evropianin 2019.

Pas gjashtë ndeshjeve, Kosova ka shtatë pikë. Në dy ndeshjet e fundit ku llogariste ishte favorite, fitoi vetëm një pikë nga gjashtë të mundshme. Grupin e kryeson Gjermania me 12 pikë nga pesë ndeshje.

Image