Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfundon seria e fitoreve të Netsave

Seria prej katër fitoreve rresht e Brooklyn Netsave është përfunduar të mërkurën mbrëma nga Cleveland Cavaliers.

Clevelandi ka triumfuar pas dy shtesave ndaj Brooklynit, për të cilin për herë të parë po luanin së bashku treshja James Harden, Kevin Durant e Kyrie Irving, me rezultatin 147:135.

Treshja e Brooklynit, që hyjnë në mesin e më të paguarve në NBA, ka luajtur 48 minuta dhe shënuan së bashku 28 pikë në çerekun e katërt.

Por, nuk mjaftoi për fitore të Brooklynit. Collin Sexton realizoi rekord të karrierës për Clevelandin, 42 pikë.

Durant ishte shënuesi më i mirë te Brooklyni me 38 pikë.