Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përfundon “maratona” e ndeshjes Llapi – Drita

Me probleme të mëdha ka përfunduar ndeshja e sotme ndërmjet Llapit dhe Dritës, me fitoren e kësaj të fundit.

Në një ndeshje me trazira të mëdha gjilanasit fituan pikët e plota duke e mposhtur Llapin në udhëtim me rezultat prej 1 me 3, raporton Koha.net.

Daku kaloi vendasit në epërsi në minutën e tetë, megjithatë tre gola nga sulmuesi Kastrioit Rexha i dhanë fitoren liderit të Superligës, Drita.

Ky takim u ndërpre dy herë pasi tifozët vendas kanë hedhur gjësende në fushë, përderisa kanë akuzuar Llapin se kanë shitur ndeshjen ndaj Dritës, gjë që i ka irrituar tifozët.

Takimi kishte rifilluar vetëm pas zbrazjes së stadiumit.

Edhe Drita thellon krizën e Llapit Futboll 2 muaj më parë Drita thellon krizën e Llapit

Largohen nga stadiumi tifozët e Llapit, lojtarët kthehen në fushë

Në krye të tabelës Drita ka 56 pikë, kurse Llapi në vendin e tretë ka 45 pikë.

Më poshtë mund ta shikoni festën e Dritës me tifozët e saj “Intelektualët”.