Sport

Largohen nga stadiumi tifozët e Llapit, lojtarët kthehen në fushë

17:12 - Tifozët e Llapit janë larguar nga tribunat, dhe pas pak pritet të rinisë ndeshja ndërmjet Llapit e Dritës.

Dy herë është ndërprerë takimi e sotëm, pasi tifozët vendas kanë hedhur gjësende në fushë dhe kanë akuzuar Llapin për shitjen e ndeshjes.

Lojtarët janë kthyer në fushë dhe loja pritet të nisë pas pak.


Ndërpritet sërish Llapi – Drita, lojtarët në zhveshtore e tifozët jashtë stadiumit

16:48-Gjyqtari Genc Nuza ka ndërprerë sërish takimin ndërmjet Llapit dhe Dritës, pas hedhjes së gjësendeve në fushë nga ana e tifozëve të Llapit.

Është kërkuar që të zbrazet stadiumi, gjë që ka nisur zbrazja e stadiumit.  Takimi pritet të nisë përsëri.

Tifozët kanë akuzuar Llapin se kanë shitur takimin e sotëm kundër Dritës.

Image
Image
Image
Image

Ndërpritet për disa minuta ndeshja Llapi – Drita, tifozët akuzojnë Llapin për shitjen e lojës

Është ndërprerë për disa minuta ndeshja ndërmjet Llapit dhe Dritës në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Tifozët vendas kanë hedhur gjësende në fushë, ndërsa kanë akuzuar ekipin e Llapit se e ka shitur ndeshjen, raporton KTV.

Tifozët kanë kërkuar që të ndërpritet ndeshja.

Ndeshja është ndërpre përreth 10 minuta, ndërsa ka filluar përsëri të zhvillohet.

Kur po zhvillohet minuta e 73 Llapi është duke humbur me rezultat 1 me 3 kundër Dritës.

{gallery}