Tifozët e Llapit kanë reaguar pas raportimeve se skuadra e tyre ka shitur ndeshjen e sotme kundër Dritës në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Llapi sot pësoi 1 me 3 në shtëpi nga Drita, përderisa dy herë ndeshja u ndërpre pas hedhjes së gjësendeve në fushë nga ana e tifozëve të Llapit dhe ajo rifilloi vetëm pasi u zbraz stadiumi, transmeton Koha.net.
Largohen nga stadiumi tifozët e Llapit, lojtarët kthehen në fushë
Në Facebook tifozët e Llapit kanë shkruar se është një marri nga kryesia e Llapit që i tradhtoi, ndërsa i shpallin “luftë” ekipit të tyre.
“Falënderoj të gjithë qytetarët e Llapit për përkrahjen, në veçanti ultrasit ‘Legjendat’, që i qëndruam gjithë kohës KF Llapit në mbështetje, është një marri nga kryesia e Llapit që na bëri një tradhti të tillë mbas shpinës, tash e tutje jemi në një luftë të re. Atëherë të gjithë llapjanët le të mburren me krenarinë e tyre. Legjenda deri në vdekje”, thuhet në njërin nga postimet e tifozëve llapjanë në Facebook.
Ndërsa në një postim tjetër shkruajnë se kjo ishte shitja e vitit.
Edhe
KF Llapi mohon akuzat për shitje të ndeshjes ndaj Dritës, thotë se tifozët u manipuluan nga mediat
“Shitja e vitit. Marre me luajtur me ndjenjat e çdi tifozi që sot edhe çdoherë e lanë shpritin në tribunë, kurse ku luani me ndjenjat tona që i kem për këtë klub, marre, marre, marre!”, shkruajnë tifozët.
{gallery}