Përfaqësuesja e Ukrainës tash e disa ditë është grumbulluar në Slloveni për t’u përgagitur për ndeshjen e “play-offit” për Kupën e Botës ndaj Skocisë që do të luhet me 1 qershor shkruan “Daily Mail” të shtunën.
Ukraina nuk ka luajtur asnjë ndeshje që prej pushtimit të Rusisë.
Takimi i fundi i ukrainasve ishte ai ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës në nëntor të vitit të kaluar.
Fillimisht Ukraina do të luajë një ndeshje miqësore më 11 qershor me skuadrën gjermane Borussia Monchengladchun për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Skocisë.
Artikuj të ngjashëm