Sport

Përfaqësuesja e Argjentinës braktis festën që mblodhi miliona njerëz

Parada për të festuar suksesin e Argjentinës në Kupën e Botës është anuluar papritur të martën pasi miliona njerëz dolën në rrugë, autostrada dhe mbikalime në përpjekjen kaotike për të parë nga afër ekipin që fitoi titullin e botës.

Kishte aq shumë tifozë të ngazëllyer sa që lojtarët u detyruan të braktisnin autobusin e hapur dhe të hipnin në helikopterë për një mbikalim në kryeqytetin, që qeveria e quajti paradë ajrore. Kështu ka njoftuar agjencia e lajmeve, AP.

“Kampionët e botës po fluturojnë me helikopterë sepse ishte e pamundur të vazhdohej në tokë për shkak të shpërthimit të gëzimit të njerëzve”, ka shkruar Gabriela Cerruti, zëdhënëse e presidentit Alberto Fernandez.

Pasi fluturuan mbi pikat kyçe të kryeqendrës, Buenos Aires, helikopterët ku ishin lojtarët janë kthyer në selinë e Federatës, jashtë qytetit.

Udhëheqësi i federatës, Claudio Tapia ka fajësuar zbatimin e ligjit për ndryshimin e planit.

Autobusi ka ecur shumë ngadalë për katër orë në mesin e njerëzve të shumtë, përpara se parada tokësore të anulohej.