Miliona argjentinas kanë dalë rrugëve të Buenos Airesit të martën për ta festuar titullit e botës dhe për të pritur futbollistët që u kthyen nga Katari. Por festa ka dalë jashtë kontrollit. Lojtarët është dashur që të lëvizin me helikopterë, pasi autobusi me të cilin po parakalonin, është bllokuar nga turma e njerëzve.
Afro katër milionë argjentinas kanë dalë rrugëve, kanë njoftuar agjencitë e lajmeve.
Disa prej tifozëve kanë kërcyer në autobusin e lojtarëve nga mbikalimet ku kanë qëndruar. Dhe kjo ishte prej arsyeve pse parada u ndal. Sipas “Marca” 31 persona janë lënduar gjatë festimeve të së martë.
Artikuj të ngjashëm
-
Përleshje e arrestime në festën në Argjentinë për triumfin në Kupën e Botës
-
Përfaqësuesja e Argjentinës braktis festën që mblodhi miliona njerëz
-
Mijëra tifozë presin përfaqësuesen e Argjentinës, me gjithë humbjen në finale
-
Tifozë argjentinas përleshen me policinë pas humbjes
-
Tifozët e Argjentinës qëllohen me armë