Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Perezi përgëzon punën e Benzemas dhe të Bellinghamit

Të shtunën është mbajtur Asambleja e Përgjithshme e Real Madridit dhe është hapur me një fjalim të presidentit të klubit, Florentino Perez.

Perezi foli për Karim Benzeman, që u largua nga klubi pas 14 vjetësh.

“Dua t’i them mirupafshim njërit prej legjendave më të mëdha të Real Madridit, Karim Benzema. Tifozët nuk do ta harrojnë asnjëherë futbollin që e luajti ai. Ai është lojtar që ka shkruar periudhë të jashtëzakonshme me ne. Është i veçantë dhe i papërsëritshëm. Faleminderit Karim Benzema!”, ka thënë Perezi fillimisht.

Ai foli edhe për Jude Bellinghamin, një prej lojtarëve më vendimtarë te Real Madridi aktualisht.

“Kemi skuadër që ka qenë produkt i planeve shumëvjeçare. Skuadër e përzier me eksperiencë dhe entuziastë të rinj që shpresojnë në suksese. Jude Bellinghami, si 20-vjeçar, është një prej më të mirëve në botë dhe lider i Anglisë. Ai është i destinuar për ta shënuar një tjetër periudhë, për t’u bërë legjendë e Real Madridit”, ka theksuar Perez.

Artikuj të ngjashëm