Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për shitjen e Muriqit Fenerbahçe kërkon 50 milionë euro

Foto: Reuters

Forma fantastike me Fenerbahçen dhe së fundmi me Kosovën ka bërë që shumë klube të interesohen për sulmuesin Vedat Muriqi.

Interesimi i Tottenhamit, Fiorentinës dhe Lazios, e ka detyruar klubin turk që të mendojë t’ia rinovojë kontratën shtatlartit nga Prizreni, ende pa i mbushur tre muaj që nga transferimi i tij nga Rizespori për 3.5 milionë euro, transmeton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas medieve në Turqi, Fenerbahçe planifikon që në kontratën e re, të vendosë klauzolë të lirimit prej 50 milionë eurosh.

25 vjeçari që u transferua gjatë verës te Fenerbahçe, në 3 ndeshjet e para të kampionatit, ka shënuar 2 gola. Ndërkaq, në 2 ndeshjet e fundit ne Kosovën, arriti të realizojë nga një gol kundër Çekisë dhe Anglisë.