Sport

Për Rudigerin janë në garë dy skuadra të mëdha

Tash e dy vjet, Kylian Mbappe nuk po e vazhdon kontratën me Paris Saint-Germainin dhe duket se Real Madridi do ta marrë atë si transferim të lirë në ekip.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, por një gjë e tillë mund të kthehet në realitet.

E njëjta situatë është me Antonio Rudigerin, shkruan të shtunën gazeta spanjolle “Mundo Deportivo”. Rudigeri është futbollist i Chelseat aktualisht.

Qendërmbrojtësi 28-vjeçar sivjet ka zhvilluar 15-të ndeshje në të gjitha garat në edicionin e sivjetmë dhe ka një gol e një asistim.

Interesim të madh për të siguruar shërbimet e reprezentuesit të Gjermanisë kanë shprehur Real Madridi dhe skuadra franceze, Paris Saint-Germain.