Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur te Manchester Unitedi dhe vazhdon të ketë pak minuta lojë.
Portugezi mund ta shkëpusë kontratën me “djajtë e kuq” e t’i bashkohet skuadrës Marseille në Francë, kanë shkruar mediat në Francë të mërkurën.
Ish-futbollisti i Marseilleit, Samir Nasri, 35-vjeçar, ka thënë se ai mund ta shkëpusë kontratën dhe të transferohet në Francë ku do ta kishte rastin të luante edhe në Ligën e Kampionëve.
“Një sulm i Cristiano Ronaldos me Alexis Sanchezin do të ishte interesant”, ka thënë Nasri.
Afati kalimtar i verës mbyllet më 1 shtator dhe kjo do të jetë java vendimtare e transferimeve.
Artikuj të ngjashëm