Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Për Gallinarin, suspendimi i NBA-së nuk ishte aq i papritur

Me sa mban në mend, Danilo Gallinari duhej të ishte basketbollisti i parë të enjten e shkuar në “Chesapeake Energy Arena” të Oklahoma Cityt, i cili do të kërcente për top në ndeshjen kundër Oklahomas dhe Utah Jazz, në kuadër të NBA-së.

Gallinari gjithashtu nuk do të harrojë as momentin se sa shpejt ai dhe bashkëlojtarët e tij u rikthyen në zhveshtore kur ndeshja u pezullua papritmas për shkak se Rudy Gobert, qendra e Utah, ishte konfirmuar pozitiv në testin e koronavirusit. Gallinari kujtoi edhe pritjen e gjatë në zhveshtore dhe udhëzimet e lëshuara nga klubi: ju mund të bëni dush, por nuk mund të largoheni.

“Ne shumë mirë mund ta kuptonim se çka po ndodhte. Të gjithë ishin të tronditur. Ndoshta unë isha më pak i tronditur se të tjerët, pasi e dija se çfarë po ndodhte në vendlindjen time dhe kam pritur një situatë të tillë edhe në NBA”, thotë Gallinari.

NBA-ja të enjten u bë liga e parë e madhe sportive profesionale në Amerikën e Veriut që pezulloi të gjitha ndeshjet si përgjigje pas shpërthimit të koronavirusit, që tashmë njihet si pandemi. Por Gallinari, që është ekspert i Italisë që po luan në NBA, ka pasur njohuri për krizën e koronavirusit për shkak se vazhdimisht ishte në kontakte me familjarët dhe shokët e tij në këtë vend. Italia mbetet epiqendra evropiane e koronavirusit. Vetëm Kina, që është origjina e këtij virusi, është goditur më shumë se Italia që deri të dielën kishte raportuar 25 mijë raste të prekura me këtë pandemi prej të cilëve mbi 1800 kanë vdekur.

Në mesin e të vdekurve në Itali ishte edhe gjyshja e Filippo Curtit, shokut më të ngushtë të fëmijërisë të Gallinarit që vjen nga veriu i Italisë – rajoni më i goditur i vendit – një qytet rreth 30 kilometra në juglindje të Milanos. Kështu që, Gallinari në intervistën e tij nëpërmjet telefonit, pasi është futur në karantinë me udhëzimin e mjekëve të klubit, vazhdimisht fliste për Italinë.

"Familja ime është në karantinë tashmë disa javë", tha ai...(gjerësisht në Kohën Ditore)