Renata Burigatto mori një mesazh në telefon nga bashkëshorti i saj, gjyqtari i NBA-së, Mark Lindsay, 30 minuta pasi pritej të niste ndeshja Utah Jazz – Oklahoma City Thunder, ku ai ishte caktuar si gjyqtar i ndeshjes më 11 mars.
"Ia ktheva sms-in. Oh jo, a je mirë? A je i lënduar? " i tha Burigatto “USA TODAY Sports”. ‘Ai u përgjigj:’ Jo, ndeshja u ndërpre dhe do të na testojnë për koronavirusin’".
Kjo nisi një periudhë 12 orë stresuese për çiftin, të cilët tashmë ishin duke vepruar nën stres të madh, sepse Burigatto është një mjeke në frontin e parë të luftës kundër COVID-19, e specializuar në kujdesin akut për pacientët në Spitalin Penn Medicine, Chester County (Pennsylvania), transmeton KOHA.
"Ishte një natë shumë e mundimshme e stresuese për ne si në nivelin personal ashtu edhe në atë profesional", tha Burigatto. “Jam shumë e zënë në spital, duke punuar shtatë ditë rresht, 13 orë në ditë. Kemi edhe tre fëmijë të vegjël në shtëpi. Ne po mundoheshim t'i mbanim të sigurt dhe të konsideronim nëse do t'i mbanim ata në shkollë në atë kohë. Kishte pak pasiguri dhe kishte shumë ankth në lidhje me zgjedhjet që do të bënim për t’i mbajtur të sigurt ”.
Në mënyrën e tyre, Lindsay dhe Burigatto janë në zemër të COVID-19 - Lindsay duke qenë gjyqtar i basketbollit, kur mjeku i ekipit Thunder vrapoi në parket për të informuar gjyqtarët për situatën e pazakonshme të një lojtari që kishte dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe idenë se lojtarët e tjerë mund të infektohen, dhe në anën tjetër, bashkëshortja e tij, Renata Burigatto, po kujdesej për pacientët me koronavirus në Bregun Lindor.
Edhe
Arbritrat e basketbollit në linjën e frontit të luftës me koronavirusin si mjekë
"Ankthi i saj ose i njërit prej nesh për t’u infektuar është shumë i vërtetë", thotë Lindsay. "Ky mendim kurrë nuk hiqet nga mendja ime, veçanërisht kur ajo është në spital. Ne e përjetojmë atë ankth, izolim dhe pasiguri".
Por në këtë kohë të paqartë ata kanë përqafuar momente të mira, siç është koha familjare që nuk mund të ndodhë kurrë më si kjo dhe puna e përkushtimi i mrekullueshëm i profesionistëve të kujdesit shëndetësor.