Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gobert, “pacienti zero” me koronavirus në NBA

Foto: Reuters

Nisi si shaka. Para se të largohej nga një intervistë pas seancës stërvitore, basketbollisti francez Rudy Gobert preku gjithë regjistruesit që ishin vendosur para tij në tavolinë, pajisje që gazetarët po përdornin për të mbuluar Utah Jazzin para ndeshjes të së hënës me Detriot Pistonsin.

Por, nuk është shaka tash.

Basketbollisti francez është testuar pozitiv me koronavirus dhe është arsyeja pse liga NBA është pezulluar për një afat të pacaktuar, shkruan “AP” të enjten, transmeton Koha.net.

Ndeshja e Utahs me Oklahoma City Thunderin të mërkurën mbrëma është anuluar, ndërsa pesë skudara që kanë luajtur me Utahn janë izoluar.

Detriot Pistons, Boston Celtics, kampioni Toronto Raptors, New York Knicks dhe cleveland Cavaliers.

Gobert ka ndarë parketin me 50 lojtarë kundërshtarë në ato ndeshje, plus 15 arbitra.

Një nga referët ishte Courtney Kirkland, që ishte paraparë të punonte në ndeshjen New Orleans Pelicans – Sacramento Kings të mëkurën, ndeshje që u anulua po ashtu, pasi ishte në parket me Gobertin dy natë më parë.

Kush e di se me sa mbledhës të topave, anëtarë të klubit, forca të sigurisë dhe të tjerë është takuar.

Më pas janë aty edhe bashkëlojtarët e Gobertit dhe trajnerët e Utah Jazzit e stafi. Dhe të gjithë që kanë qenë në aeroplan me të në ditët e fundit. Apo që kanë ndarë ashensorin në hotel, kanë drekuar apo shtrënguar duart me të.

Mbyllja e ligës do t’u kushtojë skuadrave qindra-miliona dollarë varësisht se sa gjatë mbetet. Ato skuadra që janë përballur me Gobertin në ditët e fundit me gjasë do të testohen. E disa gazetarë të Utah Jazz po ashtu kanë njoftuar se po testohen.

“Është e paprecedent”, thotë trajneri i Detroit Pistons, Dwane Casey. “Kjo tregon se sa e brishtë është çdo gjë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën ka shpallur koronavirusin pandemi.

Basketbollisti francez i Orlando Magic, Evan Fournier ka njoftuar se ka folur me Gobertin.

“Ne folëm në telefon. Ai është mirë. Mos të bëhet panik. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Fournier në “Twitter”.

Artikuj të ngjashëm